Rusia ka ndaluar linjat ajrore nga Bullgaria, Polonia dhe Republika Çeke, si hakmarrje për rregulla të ngjashme nga këto vende.
Autoriteti rus i aviacionit civil tha se linjat ajrore do të ndalohen të fluturojnë drejt dhe mbi territorin e saj, sipas Reuters.
Në fillim të kësaj jave Rusia ndaloi të gjitha linjat ajrore britanike, transmeton Klan Kosova
Ndërkohë Rusia këtë e ka bërë në shenjë hakmarrjeje për ndalimin e Londrës për fluturimet drejt Britanisë nga kompania ajrore Aeroflot.