Estonia, ashtu sikurse edhe disa vende të tjera u është bashkuar disa vendeve që këtë të shtunë kanë ndaluar hapësirën ajrore për linjat ajrore ruse, përcjell InLajmi.
Kryeministrja estoneze Kaja Kallas përmes një postimi në rrjetet sociale u bëri thirrje të gjitha vendeve të tjera të BE-së që të ndjekin shembullin.
“Nuk ka vend për aeroplanët e shtetit agresor në qiejt demokratikë”,shkruan ajo.
Pas Estonisë pritet që vendet e tjera baltike, Lituania dhe Letonia të ndërmarrin të njëjtin hap, ka konfirmuar në një deklaratë për mediat ministri lituanez i Transportit, Marius Skuodis./InLajmi/