Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) nga ky vit do të nis një aktivitet të ri për mbledhjen e tatimeve për buxhetin e shtetit, shkruan InLajmi.
Pra, edhe qytetarët sikur bizneset do të detyrohen të bëjnë deklaratën tatimore mbi të ardhurat personale.
Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Jakup Bellaqa, në një prononcim për Gazetën InLajmi tha se duhet të deklarohen të ardhurat e qytetarëve.
“Deklarimet e qytetarëve duhet të deklarohen sepse e parashikon ligji. Deklarimi dhe pagimi i tatimit krijon të hyra buxhetit të Kosovës, ku i siguron mirëqenie socio -ekonomike dhe e funsionalizon ekonominë e Kosovës”,tha Bellaqa.
Ndryshe, ditë më parë nga ATK janë deklaruar se po synohen të shtohen të hyrat buxhetore për arkën e shtetit përmes shtrirjes së bazës tatimore edhe për qytetarët të cilët realizojnë të ardhura individuale nga aktivitete të ndryshme. /InLajmi/