Presidenti amerikan, Joe Biden, ka urdhëruar Sekretarin e Shtetit, Anthony Blinken të ndajë 350 milionë dollarë ndihmë për mbrojtjen e Ukrainës, tha Shtëpia e Bardhë.
Paratë do të ndahen me Ligjin për Asistencë Ndërkombëtare. Departamenti i Shtetit pritet të lëshojë një deklaratë me më shumë detaje së shpejti
Vendimi u njoftua pasi Biden dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilluan një bisedë telefonike 40 minutëshe dje për ndihmën konkrete në mbrojtjen e vendit, transmeton portal arbresh.info
Forcat ruse tashmë kanë avancuar në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, ndërsa raportohet për granatime edhe në objekte banimi.