Forcat ukrainase janë gati për përballjen me trupat ruse, ndërsa janë rreshtuar në autostradën e rrugët e Kievit.
Forcat ruse tani mendohet se janë brenda qytetit, megjithëse vendndodhja dhe numri i tyre i saktë është i paqartë.
Përballjet u raportuan në Obolon, në periferi të qytetit, ndërsa rusët janë parë edhe në rrethet Vorzel, Bucha, Irpen.
Trupat ruse mendohet se kanë mbërritur nga verilindja, pasi janë shtyrë nga Çernobili, i cili u mor dje vonë.
Më shumë trupa ruse dhe forca të blinduara po përparojnë drejt kryeqytetit nga Konotop, në lindje, duke lënë qytetin e Chernihiv, ku u përplasën me rezistencën e Ukrainës.
Anton Herashchenko, një këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës tha se sot do të jetë “dita më e vështirë” e luftës, transmeton Top Chanel.
Sapo Kievi të rrethohet, inteligjenca amerikane beson se plani do të jetë që forcat speciale ruse të hyjnë dhe të marrin një aeroport me gjasë Sikorsky ose Boryspil, i cili më pas do të përdoret për fluturimin e 10 mijë avionëve që do të sulmojnë.