Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në takimin e Këshillit Ministror për Integrim Evropian, ku ka thënë se zbatimi i MSA-së ndikon drejtpërdrejtë përmirësimin e jetës së qytetarëve, raporton InLajmi.
Kurti ka deklaruar se janë zotuar që gjatë këtij viti Kosova të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ai tha se këtë zotim e kanë bërë në dhjetor të vitit të kaluar dhe për këtë është me rëndësi që të zbatohet agjenda për reforma evropiane.
“Rëndësia e programit si dhe prioriteteve politike në kuadër të agjendës për reforma evropiane ERA 2, sivjet është më e madhe për shkak të zotimit politik që kemi marrë si Kosovë, që sivjet të aplikojmë për aplikim në Bashkimin Evropian”, tha Kurti
“Sot jemi mbledhur që të diskutojmë draftin përfundimtar të këtij dokumenti dhe ta miratojmë atë në parim. Marrë parasysh rëndësinë e reformave për integrim në BE në këtë fazë ka 6 vjet pas hyrjes në fuqi të MSA-së, obligimet që kemi marr përsipër ne këtë program duhet të trajtohen me prioritet të lartë”, tha Kurti.
Kurti tha se Qeveria e tij është e gatshme që t’i mbështes në vendimmarrje politike për të siguruar zbatimin e MSA-së. /InLajmi/




















