Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, tha të premten se trupat ruse nuk po bëjnë aq përparim në Ukrainë sa shpresonin, dhe në disa raste, forcat ukrainase po luftojnë me sukses, transmeton InLajmi.
Megjithatë, “ne kemi parë lëvizje të vazhdueshme nga forcat ruse në Ukrainë si nga veriu ashtu edhe nga jugu”, tha Kirby, dhe sulmi amfib në Mariupol në Ukrainën lindore “po kryhet sot”.
Kirby theksoi se SHBA dhe vendet e tjera do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje mbrojtëse për Ukrainën, shkruan Abc.News.
Përndryshe shumë nga vendet e fuqishme kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe kanë dënuar sulmet ruse në Ukrainë. /InLajmi/