Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se kur Rusia është shumë agresive e saj në Evropën Lindore, të njëjtën mund ta bëjë edhe Serbia në Ballkan, raporton InLajmi.
Hoxhaj tha se kundërshtari ynë më i madh strategjik është Rusia.
“Ne mund të flasim në këtë kuvend si të duam e çfarë do që ma merr menja, këto janë ditë të vështira për Evropën por edhe për Ballkanin ne kemi qenë viktima të një politikë ku kufijtë ka pas pëkpjekv qe të vizatohen me thellësinë e humnerave.Ne kemi partner strategjik por kemi edhe një kundërshtar të madh strategjik, ai është Rusia. Kur Rusia është shumë agresive në Evropën lindore, Serbia do të jetë edhe më agresive në Ballkan. E ftoj Qeverinë që të monitoroj seriozisht situatën”, tha Hoxhaj./InLajmi/