Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier dhe ambasadorët e vendeve të Quint në vendin tonë kanë takuar ushtarët ukrainas që shërbejnë në kuadër të KFOR-it, përcjell InLajmi.
Hovenier shprehu mbështetjen e SHBA-së për ta dhe familjet e tyre përballë agresionit të Rusisë.
Ambasdori amerikan ritheksoi se SHBA-ja së bashku me partnerët tanë të Quint, BE dhe NATO, qëndrojnë me Ukrainën.
Përndryshe në Kosovë janë 40 ushtarë të Ukrainës. /InLajmi/
https://twitter.com/USAmbKosovo/status/1497301895739809794