Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në seancën e Kuvendit të Kosovës që po mbahet këtë të premte, ka thënë se si parti opozitare janë në gjendje t’i ofrojnë përkrahje Qeverisë në dialogun Kosovë-Serbi, raporton InLajmi.
Hoti para deputetëve ka ftuar Qeverinë të jetë e kujdesshme në dialogun Kosovë-Serbi duke theksuar se Qeveria nuk duhet ta sjellë vetën në pozita që t’i bëhet presion nga ndërkombëtarët.
“Unë e ftoj Qeverinë që të jetë shume e kujdesshme, të përqendrohet në dialog për njohje, qeveria e Kosovës nuk duhet të sjell vetën në këtë situatë që të jetë më presion ndërkombëtar. Besoj që me këtë qasje po kthehem në vitin 2013 nëse kthehesh në çështje teknike. Sot po mbahet takimi në Bruksel dhe ne nuk dimë për temat qe po bisedojnë.Rezolutën e AAK-së nuk e përkrahim, por ju ftojmë që së bashku duhet të dakordohemi për qasjen që duhet të kemi në dialogun Kosovë-Serbi, për njohjen reciproke”, tha Hoti./InLajmi/