Po vazhdon të mbahet seanca në Kuvendin e Kosovës ku do të diskutohet lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, raporton InLajmi.
Ramush Haradinaj, kreu i AAK-së, është përplasur me shefen e Grupit Parlamentarë të LVV, Mimoza Kusari Lila, ku tha se nëse Kosova do ta kishte pranuar investimin 200 milionë euro, vendi ynë do të ishte në një nivel tjetër.
“Në çdo parti ke dal e zonja, je kryetare e grupit parlamentar urime, e di që i ke kaluar në 5-6 parti, ne jemi parti e vogël, po e kemi zërin tone me aq sa jemi. Ju keni pengu investimin 200 milionë euro, ju e keni pengu ju ka dal shtrenjte gazi amerikan, dy këto projekte kanë rëndësi të sigurisë, do ta kishim nxjerrë Kosovën më një nivel tjetër”,tha Haradinaj
Ndërsa Kusari-Lila i është kundërpërgjigjur menjëherë Haradinajt.
“Si kërkues i kësaj seance si ish-kryeministër e njeri me kontribut të madh të luftës kisha prit një reflektim më serioz dhe një thirrje e apel për unifikim në vend të shpërfaqjes së egos politike. Sot nuk jemi në një rrethanë normale, sot do të duhej kuvendi të mblidhej dhe në një zë të dënonte heshtjen e deritanishme të agresionit rus ndaj Ukrainës”,tha Kusari-Lila./InLajmi/