Ministria e Brendshme e Ukrainës ka dalë me një njoftim të ri sa i përket largimit nga vendi të ukrainasve, transmeton InLajmi
Ministria e Ukrainës njoftoi se meshkujve midis moshës 18 deri 60 vjeç u ndalohet të largohen nga vendi.
Ministria e Brendshme me anë të një njoftimi ka lajmëruar se ky vendim do të jetë në fuqi për aq sa të jetë aktiv ligji i gjendjes së luftës, shkruan BNO NEWS.
Përndryshe Rusia më herët ka pushtuar termocentralin bërthamor të Çernobilit pas një beteje të ashpër. /InLajmi/