Rusia ka pushtuar termocentralin bërthamor të Çernobilit pas një beteje të ashpër, thonë zyrtarët ukrainas, transmeton InLajmi.
Lajmi u bë i ditur nga këshilltari presidencial i Ukrainës, Mykhaylo Podolyak.
“Është e pamundur të thuhet se termocentrali bërthamor i Çernobilit është i sigurt pas një sulmi krejtësisht të fortë nga rusët”, tha Podolyak.
Ky është një nga kërcënimet më serioze në Evropë sot, shkruan The Guardian.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, tha gjithashtu se zona e Çernobilit pranë Kievit ishte tani nën kontrollin e trupave ruse. /InLajmi/