Presidenti Biden tha se “nuk ka plane të bisedojë” me presidentin rus Vladimir Putinin, pasi ai filloi një sulm ushtarak në Ukrainë, transmeton InLajmi.
Më herët në fjalimin e tij, Biden tha: “Agresioni i Putinit kundër Ukrainës do të përfundojë duke i kushtuar shtrenjtë Rusisë ekonomikisht dhe strategjikisht”.
“Putini do të jetë një i pabesë në skenën ndërkombëtare,” shtoi ai, shkruan CNN.
“Zgjedhja e Putinit për të bërë një luftë krejtësisht të pajustifikueshme kundër Ukrainës do ndikojë që ta lërë Rusinë në pozitë më të dobët”. /InLajmi/