Në Kuvendin e Kosovës votimi i Projektligjit për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme është shtyrë për një afat të pacaktuar, raporton InLajmi.
Pas kërkesave të opozitës kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka bërë të ditur se do t’i drejtohet për opinion këtij Komisioni.
Me 79 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët kanë votuar për pezullimin e afateve të parapara me rregulloren e kuvendit lidhur me këtë projektligj, deri në një njoftim të radhës./InLajmi/