Edhe pse ndodhet mijëra kilometra larg familjes mbretërore, Meghan Markle ia del gjithmonë të ketë vëmendjen e shtypit britanik mbi vete.
Ndërkohë që kunata e saj Kate Middleton, është në një vizitë zyrtare në Kopenhagë për një projekt të shëndetit mendor, ish-dukesha e Sussex ka fituar një çmim të ri, atë të të veshurës më mirë për vitin 2022. Fustani i mëndafshit bardh e zi që ajo përdori gjatë intervistës me Oprah Winfrey, një intervistë e cila tronditi të gjithë, tashmë do të jetë pjesë Muzeut të modës në Bath, Angli.
Fustani i mëndafshit bardh e zi, i konsideruar nga shtypi si “fustani i hakmarrjes”, mban firmën e Giorgio Armani-t dhe i përket koleksionit pranverë-verë 2022, shkruan Living Shqip.
Në atë kohë, ish-aktorja ishte shtatzënë me Lilibet Diana dhe sipas ekspertëve të gjuhës së trupit ajo zgjodhi dizajnin e zambakut të ujitdonte të dërgonte një mesazh të qartë te të gjithë: atë të rilindjes, rigjenerimit dhe aftësisë për t’u ringritur pavarësisht kushteve në dukje të vështira.