Policia ruse arrestoi më shumë se 1700 njerëz që morën pjesë në protestat të enjten kundër pushtimit të Ukrainës nga Moska, sipas OVD-Info, një organizatë e të drejtave të njeriut me bazë në Rusi që monitoron persekutimin politik në vend, transmeton InLajmi.
Pse ka rëndësi: Qindra njerëz u organizuan në shumë qytete ruse përfshirë Moskën dhe Shën Petersburgun për protesta, pavarësisht paralajmërimeve nga qeveria se pjesëmarrësit do të arrestoheshin.
Sipas OVD-Info, demonstruesit në më shumë se 50 qytete u arrestuan.
Demonstratat kundër luftës janë protestat më të mëdha të organizuara kundër qeverisë ruse që kur Kremlini arrestoi liderin e opozitës ruse Alexey Navalny vitin e kaluar, shkruan Axios.
Ndryshe, mijëra njerëz në mbarë botën morën pjesë në demonstratat që qortonin pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga Rusia të enjten. /InLajmi/