Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se agresioni rus ndaj Ukrainës përbën ‘sulmin më serioz ndaj paqes dhe stabilitetit në Evropë për dekada të tëra’ në një adresim drejtuar kombit të tij.
“Duke zgjedhur luftën, presidenti Putin nuk e ka sulmuar vetëm Ukrainën, ai ka vendosur të bëj sulmet më serioze ndaj paqes dhe stabilitetit për dekada të tëra, tha ai, shkruan CNN
“Këto zhvillime janë pikë kthese në historinë e Evropës dhe të vendit tonë. Ato do të kenë pasoja afat-gjata dhe të mëdha në jetërat tona, në gjeopolitikën e vendit tonë. Liria e Ukrainës është liria jonë”,theksoi presidenti francez, transmeton Periskopi.
Jo fort zakonshëm, Macron foli para flamurit të Ukrainës si dhe para flamunjëve të Francës dhe Bashkimit Evropian.