Ndërmarrja “Trafiku Urban” ka bërë me dije gjatë ditës së enjte se cilat nga kategoritë i ka liruar nga pagesa, përcjell InLajmi.
Kategoritë të cilat janë liruar nga pagesa janë fëmijët deri në moshën 7 vjeçare, personat me aftësi të kufizuara, veteranët me status “Veteran Luftëtarë i UÇK-së”, familjarët e dëshmorëve dhe të të zhdukurve të luftës të UÇK-së, pensionistët e Komunës së Prishtinës si dhe pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ndryshe, sipas “Trafikut Urban” të gjithë personat që bëjnë pjesë në ndonjërën nga këto kategori duhet të tregojnë dokumentin e lëshuar nga institucioni përkatës./InLajmi/