Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Burim Karameta ka folur për mundësinë e mbajtjes se zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.
Karameta në dpt te Fidani në T7 ka thënë se kjo është e padrejtë pasi Kosova është një vend i pavarur dhe demokratik.
Ai shtoi se kushtetutshmëria nuk e lejon një gjë të tillë.
“Zgjedhjet e Serbisë që dëshirojnë të mbahen në territorin e Kosovës mendoj se është e padrejtë, ju e dini që shtetas të ndryshëm që jetojnë jo në shtetin amë, në momentet e zgjedhjeve që mbahen, janë zyre të veçanta brenda konsulatave, brenda ambasadave ku shkojnë dhe votojnë, shprehin aktin e tyre dekmokratik për të votuar. Pse duhet të ndodhë te ne ndryshe. Ne jemi shtet i pavarur dhe demokratik dhe duhet të jemi të gatshëm në çdo minutë të mbrojmë kushtetuetshmërinë tonë, dhe kushtetshmëria jonë nuk e lejon një gjë të tillë”, ka thënë Karameta.