Duke parë situatën e shkaktuar nga sulmet e Rusisë në Ukrainë, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, së fundmi ka reaguar duke thënë se Kosova duhet të marrë mësim nga krejt këto ndodhi, përcjell InLajmi .
Buzhala thotë se Kosova duhet të nisë me blerjen e armëve, gjegjësisht duke dhënë secili nga qytetarët 20% të të ardhurave për armatim në mënyrë që në rast nevoje ta mbrojmë veten.
Madje këtë e ka quajtur si të vetmen mënyrë për ta mbrojtur veten.
Postimi i plotë i tij, pa ndërhyrje:
Kosova kish qene mire me marre nje mesim nga Ukraina e me ia nise me ble armatim me te madhe. Secili duhet me i dhane 20% te te ardhurave per forcim te ushtrise. Eshte e vetmja menyre me e mbrojte veten. Vec paramendone te kish qene ne pushtet ende Trumpi. Tash serbet e ruset ishin ne veri, ndoshta edhe tu ia mesy Prishtines. E ai mundet me u kthy pas me pak se 3 vjetesh./InLajmi/