Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden bëri të qartë se trupat amerikane nuk do të shkojnë në Evropë për të “luftuar në Ukrainë”, por për të mbrojtur aleancën e NATO-s, transmeton InLajmi.
Presidenti amerikan Joe Biden tha të enjten se ai autorizoi vendosjen e forcave ajrore dhe tokësore në Evropë në krahun lindor të aleatëve dhe ripohoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur NATO-n.
“Ne po marrim gjithashtu hapa për të mbrojtur aleatët tanë të NATO-s. Veçanërisht në lindje,” tha Presidenti gjatë fjalëve nga Shtëpia e Bardhë pas pushtimit rus të Ukrainës.
Nesër, NATO do të mbledhë një samit. Ne do të jemi atje për të mbledhur liderët e 30 vendeve aleate dhe partnerët e ngushtë për të pohuar solidaritetin tonë dhe për të hartuar hapat e ardhshëm që do të ndërmarrim për të forcuar më tej të gjitha aspektet tona”, tha ai.
“Megjithëse ne dhamë mbi 650 milionë dollarë ndihmë për mbrotjen e Ukrainës vitin e kaluar, më lejoni ta them përsëri. Forcat tona nuk janë dhe nuk do të angazhohen në konfliktin me Rusinë në Ukrainë, forcat tona nuk do të shkojnë në Evropë për të luftuar në Ukrainë, por ne do të mbrojmë aleatët tanë të NATO-s dhe do të sigurojmë ata aleatë në lindje. Siç e kam bërë të qartë, Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë çdo centimetër të territorit të NATO-s me fuqinë e plotë të fuqisë amerikane”, tha ai, shkruan CNN.
Presidenti shtoi se ai “nuk ka dyshim” se anëtarët e NATO-s do të “përmbushin angazhimet e tyre të Nenit 5, i cili thotë se një sulm ndaj njërit është një sulm ndaj të gjithëve”. /InLajmi/