Gjatë ditës së enjte është rizgjedhur kryetar i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, përcjell InLajmi.
Sipas Pacollit rikonfirmimi i mbështetjës kundrejt tij është një kapitull i ri për partinë që tanimë ai po drejton, ku është shprehur AKR do të prezatohet si një parti liberale mbi të gjitha e fuqishme.
Kurse Pacolli shqetësimin e ka tek gjendja në të cilën është Kosova, ku ka thënë se do të gjej vullnet të punoj shumë në këtë drejtim që të kalohen sfidat që i janë vënë përpara vendit.
Postimi i plotë i tij:
Sot, Aleanca Kosova e Re rikonfirmoi mbështetjen e saj për udhëheqjen e mëtejshme të partisë nga unë dhe hapjen e një kapitulli të ri ku AKR-ja do të prezantohet si alternativë liberale në vend në fokus të zhvillimit ekonomik, ekonomisë së lirë të tregut dhe pro-biznesit, politikë që mundëson krijimin e vëndevë të reja të të punës. Kosova është në një moment kritik ku më shumë se kurrë ka nevojë për unitet dhe konsensus për temat kryesore, bota po ndryshon dhe ne duhet të gjejmë vullnetin për të kapërcyer sfidat e mëdha së bashku.
AKR do të kthehet me një vizion, program dhe ekip të ri që do të ofrojë alternative politike dhe ekonomike në vend. /InLajmi/