Ali Ahmeti kryetar i BDI-së në Maqedoni është takuar këtë të enjte është takuar me kryeministrin, Edi Rama, në Tiranë ku në fokus të takimit u tha se ishte koordinimi ndërinstitucional për projektet e ndërlidhjes më efikase infrastrukturore mes 2 shteteve, përcjell InLajmi.
Ahmeti përmes rrjeteve sociale, tha se ndër të tjera kanë folur në këtë takim edhe për dialogun me Bullgarinë, dhe pritshmëritë për zhbllokim të rrugëtimit evropian.
Po ashtu, duke e parë situatën e tensionuar në Ukrainë, Ahmeti nga Tirana ka shprehur shqetësimin e tij, derisa ka bërë thirrje për paqe dhe dialog.
Postimi i plotë i tij:
Të faleminderit për të gjitha Edi.
Me sytë kah horizonti i perspektivës së integrimit në Bashkimin Europian dhe me synimin e thellimit të bashkëpunimit mes nesh, u takuam vëllazërisht sot në Tiranë me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.
Në fokus të takimit tonë kishim koordinimin ndërinstitucional për projektet e ndërlidhjes më efikase infrastrukturore mes nesh, si: Korridori 8, lidhja hekurudhore përgjatë saj, Rruga e Arbërit, qasje më e lehtë përmes tyre në portin e Durrësit, vendkalimi i përbashkët kufitar, lidhja energjetike Manastir – Elbasan dhe shumë të tjera.
Diskutuam edhe për dialogun me Bulgarinë dhe pritshmëritë për zhbllokim të rrugëtimit tonë të përbashkët europian.
Si vende anëtare të NATO-së, shprehëm shqetësimin për eskalimin e situatës në Ukrainë duke dënuar cënimin e integritetit të saj territorial dhe duke bërë thirrje për paqe dhe dialog racional mes palëve./InLajmi/