Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës,ka njoftuar se gjatë 24 orëve në Kosovë nga 2.628 testime, 189 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, përcjell InLajmi.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve në Kosovë janë shëruar 247 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 219.749.
Ndryshe, në total numri i rasteve aktive është 2.996.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 912 doza të vaksinës kundër koronavirusit.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.810.642 doza të vaksinës.
Deri më sot 814.749 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të.
Deri më sot janë dhënë 96.873 doza përforcuese dhe doza të 3-ta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 2.628 testime, 189 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 247 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 219.749.
Në total numri i rasteve aktive është 2.996./InLajmi/