Ministrja e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu së fundmi në një konferencë për media ka folur rreth veprimit të vendosjes së kamerave në mënyrë ilegale në veri të Mitrovicës, raporton InLajmi.
Haxhiu, në pyetjen e gazetarëve se çka ka bërë Qeveria lidhur me këtë veprim, tha se do të ndërmerren të gjitha masat e parapara me ligj.
“Jam shumë e bindur se institucionet kompetente do të ndërmarrin veprimet e duhura lidhur me këtë veprim”,ka thënë Haxhiu./InLajmi/