Në përfundim të mbledhjes së komisionit hetimor të inceneratorëve, pas kryeministrit Edi Rama, një deklaratë për shtyp ka dhënë edhe Jorida Tabaku. Ajo tha se Rama gjatë dëshmisë së tij në komision zgjodhi të mos thoshte të vërtetën por të mbronte korrupsionin. Tabaku nënvizoi se dosja me të gjitha faktet për aferën e inceneratorëve do t’i shkojë SPAK me përgjegjësitë e gjithsecilit që është i përfshirë.
“Për 10 orë dëgjuam dëshmitarin që e mbronte korrupsionin hiqte përgjegjësitë e tij nga korrupsioni ua linte të tjerëve. 3 persona që janë në kërkim janë duke marrë edhe sot para nga buxheti i shtetit. Komisioni ka vendosur para qytetarëve më zë dhe figurë faktet.Sot Rama dështoi të thoshte se ku kanë shkuar 100 milionë që janë paguar këto inceneratorë. Dështoi të thotë si ka mundësi që një kontratë lidhet me një kompani pa eksperiencë. Komisioni provat i ka i ka administruar i ka parë si janë përdorur paratë, e ka parë se inceneratorët nuk punojnë, por nuk kuptoj si ka mundësi që Rama të jetë krenar kur ka 2 ministra në burg. Mbrojtja që i ka bërë kësaj afere ishte e paprecedentë”.
Doli në pah ndonjë provë apo element i ri gjatë dëshmisë së Ramës? Gatë 10 orëve në komision Tabaku tha se Rana aktroi nga fillimi deri në fund të dëshmisë së tij.
“Sot doli në pah se firma e Ramës është hedhur me vetëdije, mbrojtja që bëri sot nuk është e rastësishme. Ai e di se çfarë ka ndodhur e di se nuk incenerohet që nuk kryhet procesi e di që janë projekte në letër. Sot e gjithë propaganda e tij ishte pse i keni mbushur mendjen shqiptarëve që janë 43o milionë euro. As këtë nuk arriti ta zhbëjë pavarësisht se aktroi”, tha Tabaku.
E pyetur nëse beson te SPAK, Tabaku tha: “S’dua të paragjykoj punën e askujt ne do bëjmë sa të mundemi. Dosja që do çojmë do jetë me përgjegjësitë e secilit”.
Pyetje përgjigje:
Jorida Tabaku:Ajo që dëgjuam ishte dëshmitari që mbronte korrupsionin, ia linte të tjerëve, Si ka mundësi që 3 persona në kërkim po marrin dhe sot para nga buxheti i shtetit. Sot Rama dështoi që të thoshte se si ka mundësi që një kontratë i jepet një kopmanie që nuk ka asnjë eksperiencë, në shkelje të ligjeve duke injoruar me një arrogancë të plotë çdo ligj, refuzoi të thotë të vërtetën. Bëri mbrojten më të mirë për ata që sot janë në kërkim. Komisioni provat i ka, ka parë se këto inceneratorë nuk funksionojnë. Çudia më e madhe është se si është krenar dhe pse ka 2 ministra në burg. Nuk e di si një kryeministër mund të jetë krenar për çdo vepër korruptive.
A i besoni SPAK-ut?
Jorida Tabaku:Nuk dua të paragjykoj askënd, ne do të bëjmë punën tonë. Rama do t’i shesë të gjithë varësist të tij, Mbrojtja politike që i afroi kësaj afere është e paprecedentë, shkruan ABC News.
A doli ndonjë prove e re nga dëshmia e kryeministrit?
Jorida Tabaku:Komisioni i kishte të qarta, doli në pah se firma e kryeministrit ishte hedhur me vetëdije. Ai kishte pasur dijeni për atë që ka ndodhur, e di se nuk kryhet procesi, e di që po përdoren për pastrim parash. Sot e gjitha propaganda e tij ishte se si ia keni mbushur mednjen shqiptarëve se janë 430 milionë euro. Aktroi deri në fund.