Vazhdon të jetë numri i lartë i gjobave për ata të cilët nuk po i respektojnë rregullat e komunikacionit, bazuar në raportet e përditshme të Policisë së Kosovës, përcjell InLajmi.
Vetëm në 24 orët e fundit, policia ka shqiptuar 1.829 tiketa trafiku, derisa 148 persona janë gjobitur pasi që nuk kanë respektuar masat kundër koronavirusit.
E aksidente trafiku me të lënduar kanë qenë 18, ndërsa aksidente trafiku me dëme materiale 30. /InLajmi/