Në Klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme në vend gjatë 24 orëve, po marrin trajtim trajtim 99 pacientë me koronavirus, përcjell InLajmi.
92 nga ta janë të konfirmuar me koronavirus, ndërsa 86 pacientë janë me oksigjeno-terapi.
Ndërkaq 7 pacientë po marrin trajtimin mjekësor në Mjekim Intensiv.
Ndryshe, vetëm në Klinikën Infektive janë duke marrë trajtim 47 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 47 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 7 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, një pacientë
Spitali i Prizrenit, 9 pacientë
Spitali i Gjilanit, 11 pacientë
Spitali i Pejës, një pacientë
Spitali i Gjakovës, 9 pacientë
Spitalit Mitrovicës, 3 pacientë
Spitali i Ferizajt, 9 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, një pacientë./InLajmi/