Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është shfaqur mjaft i ashpër së fundmi në seancën që po mbahet, raporton InLajmi.
Kjo për faktin se është dashur të presin rreth 20 minuta për deputetët të cilët nuk kanë ardhur me kohë në seancën e Kuvendit.
“Ata të papërgjegjshmit i pritëm boll. Nuk ka tolerancë për ata që nuk e dinë për çfarë e kanë bërë betimin dhe për çka janë deputetë”,ka theksuar Konjufca./InLajmi/