Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në një konferencë të mabjtur për media ka folur lidhur me kërkesën e shqiptarëve në Mitrovicë të Veriut, që nxënësit të kthehen në shkollat në gjuhën shqipe, raporton InLajmi.
Nagavci ka thënë këto kërkesa i kemi shqyrtuar me kujdes dhe se gjatë javës së ardhshme do të mbajnë një mbledhje ku do të adresohen këto kërkesa të qytetarëve.
“Në lidhje me kërkesat e komunitetit, nxënësve dhe prindërve për zhvillimin e mësimit në shkollat në gjuhën shqipe, natyrisht që i kemi shqyrtuar me kujdes. Në fillim të javës së ardhshme, e kemi mbledhjen me të gjithë drejtorët e drejtorive komunale të arsimit, por përtej kësaj në vazhdimësi të takimeve me kryetarë të komunave edhe me përfaqësues të komunave që të adresojmë kërkesat specifike të tyre”, tha ajo./InLajmi/