Mbrëmë Qeveria e Kosovës ka publikuar flamurin e Ukrainës në objektin e Qeverisë si mbështetje, përcjell InLajmi.
E këtë fotografi e ka shpërndarë ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, përmes rrjeteve sociale.
“Shtetet e Bashkuara dhe Kosova qëndrojnë të bashkuara me Ukrainën”,shkroi ambasadori amerikan.
Ndryshe, ky veprim i Qeverisë së Kosovës u bë në mbështetje për popullin ukrainas në këto ditë të vështira që po kalojnë. /InLajmi/