Danimarka do të marrë me qira e 300 qeli të burgut në Kosovë, ndërsa se si po shkojnë punët lidhur me këtë marrëveshje, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, është deklaruar ministrja e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë për media, raporton InLajmi.
“Ekipet e Danimarkës dhe Kosovës kanë pasur takime tërë kohën. Konsideroj se bisedimet janë duke vazhduar dhe duke shkuar mirë. Janë disa çështje që duhen të adresohen me kërkesat tona. Ne nuk mund të parashohim ndërrimin e qendrës korrektuese në Gjilan pa u ratifikuar kjo marrëveshje në Kuvendin e Kosovës”,tha Haxhiu,
Por që të ratifikohet kjo marrëveshje, Haxhiu theksoi se duhet të kalojë përmes Kuvendit të Kosovës
“Prandaj jemi në diskutim me ministrin danez që të takohen edhe me subjektet tjera politike, edhe opozitare që të shpjegojmë në detaje se deri ku ka ardhur kjo marrëveshje. Janë disa veprime që janë duke u ndërmarrë deri në finalizim të kësaj marrëveshje “,tha tutje, Haxhiu.
Ndryshe, marrëveshja është për të burgosurit me 10 vite dënim nga gjykatat në Danimarkë, në të cilën nuk përfshihen vepra të terrorizmit dhe të personave me probleme mendore./InLajmi/