Ky është momenti i tmerrshëm kur pastruesit e dritareve u gjendën në një situatë shumë të vështirë teksa erërat e forta përplasën platformën e tyre në anën e një rrokaqiell në Kuala Lumpur.
Sipas mediave të huaja, platforma që mbante punëtorët u shkëput nga ankorimet e saj dhe u hodh në ajër gjatë një stuhie në kryeqytetin malajzian dje pasdite.
Një video e incidentit, e cila ndodhi në TS Law Tower 48-katëshe, është parë qindra-mijëra herë në Facebook.
Pamjet tregojnë platformën e pastrimit që lëkundet nëpër ajër përpara se të përplaset në anën e ndërtesës nga erërat e forta.
Në një deklaratë, Junain Bahau, komandanti i qendrës së operacioneve për Departamentin e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Kuala Lumpur, tha se një ekip u dërgua menjëherë në vendngjarje pasi incidenti u raportua në shërbimet e urgjencës.
Megjithatë, punëtorët kishin arritur të shpëtonin përpara se zjarrfikësit të kishin mbërritur.
Është e paqartë nëse autoritetet lokale po hetojnë incidentin, përcjell Telegrafi.
Dhe sigurisht nuk kanë munguar edhe komentet me një nga përdoruesit e Facebook që ka shkruar se ‘për punët e ndërtimit në natyrë, është mirë që fillimisht të shikoni motin’.