Zëvendëskryeministri i Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, të martën ka zhvilluar takime 2 palësh me Përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, përcjell InLajmi.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit bëhet me dije se në takimin që është mbajtur në mes të Kosovës dhe Serbisë, proces ky i nisur shumë kohë më parë në Bruksel është diskutuar për çështjen e personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë, për ndjeshmërinë dhe urgjencën e një zgjidhjeje sa më të shpejtë.
Tutje, çështje tjetër e diskutimit ka qenë edhe ajo e targave të veturave./InLajmi/