Banorja finaliste e Big Brother VIP, Beniada Nishani , ka qenë pa dyshim një prej personazheve më të pëlqyer nga publiku.
Ajo u rendit e 4-ta në finalen e madhe, e cila shpalli si fitues balerinin Ilir Shaqiri.
Beniada së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku ka folur në përgjithësi mbi eksperiencën e saj në Big Brother VIP.
Teksa bisedonte me prezantuesen e emisionit për meshkujt e shtëpisë dhe personin që ndoshta mund të përshtatej me të në një “lidhje”, modelja e njohur bëri sërish një rrëshqitje të një prej frazave të saj më qesharake të thëna brenda shtëpisë.
“Atëherë të ju them të vërtetëm siç e them gjithmonë ‘për kokën e Zotit’ nuk ka qenë asnjëri që më interesonte”, ka thënë Nishani, shkruan arbresh.info.
Ndërkohë me të dëgjuar “për kokë të Zotit”,publiku në studio kanë filluar të qeshin, pasi Beniada është kritikuar disa herë për përbenë e pavend që ka bërë gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP.
“Por s’kam çfarë të bëj…”, tha mes të tjerash modelja kur pa reagimin e të gjithëve duke qeshur.
Tutje, ajo tha se që një mashkull t’i bëjë përshtypje asaj, ai duhet të jetë simpatik, i sinqertë, buzagaz, dhe që ka karakter të fortë.