Kryetari i SSPK-së, Jusuf Azemi, kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për Qeverinë e tanishme, raporton InLajmi.
Azemi tha se që 7 ose 8 muaj kanë kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që edhe punëtorët teknik të paguhen me një shtesë prej 60 euro.
“Punëtorët e sektorit privat në raport me dialogun social nuk jemi të kënaqur me qeverinë qe e kemi. Me Ministrinë e Shëndetësisë kemi pasur një, me të tjerët, jo por qe 7-8 muaj kemi kërkuar nga MSH-ja që edhe punëtorët teknik të paguhen me nga një shtesë prej 60 euro dhe pas 7 muajve, merreni me mend, nuk kemi një konfirmim se a duan të na japin apo jo”, tha Azemi.
Më pas kryetari i SSPK-së, tha se kemi ikje të të rinjve nga Kosova ku më shumë se 200 mijë punëtorë për 4 muaj kanë aplikuar për viza, të cilët nuk kanë profesion të caktuar ndërsa sa i përket vitit të fundit, ka thënë se ka pasur edhe ikje me profesione të caktuara.
“Punëtorët e sektorit privat nuk po e shohin veten në mesin tonë, ma shumë se 200 mijë punëtorë brenda 4 muajve kanë apliku për viza punë të dalin jasht. Tani kemi ikje të të rinjve pa ndonjë profesion të caktuar, në vitin e fundit kemi ikje të profesioneve të caktuara, pra lëshojnë vendin këtu për të shkuar tutje. Rritja e inflacionit prej 6.8 në një farë forme shpresat e punëtorëve i ka përdhosë dhe nuk ka ndonjë shpresë që do të ndryshojë dicka në aspektin pozitiv’’, ka thënë Azemi.
Tutje ai tha se strumbullli i të kqijave në Kosovës, ka qenë rritja e çmimit të rrymës, duke thënë se na janë grumbulluar të gjitha të këqijat në kokë e kështu nuk mbijetohet.
‘’Strumbullar i të këqijave ka qenë ngritja kaq e madhe e çmimit të rrymës. Për momentin na u kanë grumbullu krejt të këqijat, nuk mund të mbijetohet kështu. Nuk guxoj të them se cila do të jetë propozimi i pagës nga kryeministri. Ka qenë propozim 350 euro dhe propozimi i 2-të në 250 euro, kemi informata që do të lëvizë dicka me pagën minimale, bajmë me dije që nëse duhet biseduar për pagën minimale, nuk janë të thirrur të bisedojnë të tjerët por përfaqësuesit e punëtorëve të sektorit privat”, tha ai./InLajmi/