Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës , me mbështetjen e Institutit Kombëtar Demokratik dhe USAID në Kosovë, në kuadër të Akademisë së Gazetarëve për Integritetin e Informacionit, organizoi konferencën “Luftimi i dezinformatave me bazë gjinore”, përcjell InLajmi.
Temë diskutimi në këtë konferencë ishin problemet aktuale në media të cilat ndërlidhen me luftimin e dezinformimit gjinor.
‘’Gazetarë, hulumtues dhe përfaqësues të organizatave së bashku me gazetarët pjesëmarrës të Akademisë së Gazetarëve për Integritetin e Informacionit, diskutuan për problemet aktuale në media që ndërlidhen me mizogjininë online dhe dezinformimin gjinor, si dhe praktikat më të mira për zbutjen e këtyre sfidave’’, thuhet në njoftim./InLajmi/