Aktorja, deputetja e njohur në Kuvendin e Kosovës, Adriana Matoshi së fundmi ka folur rreth lidhjes së saj me futbollistin Keith Groeneveld.
Edhe pse në largësi, Matoshi ka shuar zërat se është ndarë nga i dashuri.
“Keith është shumë mirë, është në Norvegji duke luajtur futboll me një ekip. Mirë është duke na ecë lidhja edhe pse në distancë. Mjaftojnë mesazhet e mirë dhe motivues për me majtë veten shumë ‘fresh’”,ka thënë Adriana në Klan Kosova.
Ndryshe, emri i aktores Matoshi është lakuar shumë herë në media për shkak të lidhjes së saj me futbollistin, gjegjësisht moshës shumë më të re të tij./InLajmi/