Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, po lidhet me një transferim te Liverpooli gjatë afatit kalimtar të verës.

E ardhmja e sulmuesit argjentinas te Interi nuk është më e sigurt, pasi nuk po kalon formën e tij më të mirë, por klubet e interesuara për të nuk mungojnë.


Sipas mediumit italian Calciomercato, Liverpooli do të lëviz për transferimin e Lautaros në muajt e ardhshëm.
24-vjeçari thuhet se ka vlerë rreth 90 milionë euro dhe do të përfaqësonte nënshkrimin e 2 sulmues të madh për Reds pas blerjes së Luis Diaz muajin e kaluar.
Lautaro ka shënuar 11 gola në 23 paraqitje në Serie A këtë sezon dhe ka shkëlqyer edhe me kombëtaren e Argjentinës.
Në anën tjetër, edhe Interi tashmë po mendon revolucion në sulm, pasi po lidhen me 3 emra sulmuesish, transmeton Telegrafi
Nerazzurrët kanë synim emra si Gianluca Scamacca, Paulo Dybala dhe Jonathan David për të përforcuar sulmin e tyre.



















