Në bisedë me gazetarin Bashkim Vishaj, Surroi foli për situatën aktuale që po ndodhë në Ukrainë.
Surroi thotë se pushtimi i Ukrainës nga Rusia nuk ka filluar qysh dje dhe nuk është zhvillim i ri. Ajo ka filluar pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
“Pushtimi i Ukrainës filloi pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, dhe asokohe Putin pati paralajmëruar ndërkombëtarët se do ta shohin se çfarë do të bënte ai tash me shtetet rreth tij. Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014, por para saj Abkkhazia-n, Ossetian Jugore dhe Gjeorgjinë. Prandaj, ky është një zhvillim i ri.
Sipas Surroit, zhvillim i ri mbetet pushtimi i republikave lindore të ish-Bashkimit Sovjetik dhe të vendosë kufi të rinj me perëndimin, shkruan RTK.
“Ajo çfarë pritet tash, mbetet pushtimi i plotë i këtyre republikave nga Rusia si forcë e madhe ushtarake dhe vendosja e kufinjve e rinj që farkojnë mes Lindjes dhe Perëndimit”, thotë Surroi.




















