Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli i është kundërpërgjigjur Armend Zemaj, deputetit të LDK-së, derisa ky i fundit drejtoi disa kritika në drejtim të kësaj të fundit këtë të martë në seancën e Kuvendit të Kosovës, raporton InLajmi.
“Mendoj se komentet e deputetit Zemaj nuk meritojnë përgjigje. Faktet janë fakte. Skema sociale është ashtu siç është, pra është për turp dhe shpresoj se do të krijoni kushte për ta reformuar. Sa i përket gazit, është diçka që është sqaruar dhjetëra herë nga unë në Kuvendin e Kosovës dhe media”,tha Rizvanolli.
Tutje ministrja Rizvanolli i është përgjigjur Zemajt edhe sa i përket studimit të fizibilitetit.
“Studimi i fizibilitetit është duke u bërë, nëse është opsioni më i mirë dhe lirë. Fondet nuk janë humbur. 180 milionë kanë qenë të parapara. Është duke u punuar në vazhdimësi”,tha ajo./InLajmi/