Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar në lidhje me futjen e forcave ruse në Donetsk dhe Luhansk, rajone këto të Ukrainës lindore, të cilat paraprakisht presidenti rus Vladimir Putin i njohu si të pavarura, përcjell InLajmi.
MPJ thotë se Kosova qëndron me Ukrainën, duke thënë se Putini po bën luftë kundër demokracisë paqësore, ndërsa thekson se bota e lirë duhet t’i përgjigjet me vendosmëri atij.
“Kosova qëndron me Ukrainën kundër agresionit të drejtpërdrejtë të Rusisë. Putini po bën edhe një herë luftë kundër një demokracie paqësore. Ai ka bërë luftëra hibride kundër demokracive në gjithë Evropën për shumë vjet. Bota e lirë duhet t’i përgjigjet me vendosmëri Putinit dhe përfaqësuesve të tij”, thuhet në reagimin e tyre./InLajmi/


















