Qeveria e Kosovës mbështet sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës, deklaroi kryeministri Albin Kurti përpara deputetëve në Kuvendin e Kosovës, ku deputetë të pozitës dhe opozitës kërkuan vëmendjen e ekzekutivit përsa i takon situatës shqetësuese, hija e së cilës bie mbi Evropë e më gjerë.
Kurti e bëri të qartë se Kosova do të jetë “përherë e bashkërenduar me Bashkimin Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n”.
Pasi Vladimir Putin njohu pavarësinë e Donetskut dhe Luhanskut, ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë reagoi në Twitter, duke thënë se Presidenti rus ka ndërmarrë e po vazhdon ende të nisë luftëra kundër demokracisë në Evropë, përcjell Top Chanel
Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, u shpreh se kriza e Ukrainës mund të prekë shumë shpejt edhe rajonin e Ballkanit, dhe shtoi se është urgjente që institucionet kosovare të sigurisë të mblidhen dhe “të shqyrtojnë e monitorojnë me kujdes situatën.