Njëra nga banoret më pozitive brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, modelja e njohur Beniada Nishani, është ndër personazhet më të dashura të publikut. Ajo arriti deri në finale por që ishte e eliminuara e parë në natën e finales.
Nishani së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin e Bieta Sulos, ku foli për eksperiencën e saj brenda “BBV”
Ndër të tjera ajo ka përshkruar se si duhet të jetë mashkulli ideal sipas saj, shkruan Gazeta Blic.
“Simpatik, me humor por jo shumë, karakter të fortë, që të qetëson, i sjellshëm, një djalë që e duan gjithë gratë, ka rëndësi si punon, se lekët bëhen”,u shpreh modelja.