Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike të Kosovës në seancën e Kuvendit të Kosovës ka diskutuar rreth krizës ekonomike, shtrenjtimit të energjisë, raporton InLajmi.
Hoti ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të punojë më shumë për punësime dhe rritjen e të ardhurave.
“Po raportohet se sa njerëz po dënohen në vend që të flasim për punësim e të ardhura. Ne i përkrahim plotësisht këto reforma në drejtësi por duhet të ndjekin rrjedhën e vet. Fokusi i qeverisë duhet të kthehet te punësimi”,tha Hoti./InLajmi/