Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka njoftuar se paketa e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë do t’i godasë 351 anëtarët e Dumës së shtetit rus të cilët votuan për njohjen e 2 rajoneve separatiste, Luhanskut dhe Donetskut, transmeton InLajmi.
Borrell theksoi se sot ranë dakord që unanimisht t’i përgjigjen me force veprimeve të paligjshme të Rusisë.

Gjithashtu Përfaqësuesi i BE-së përmes një postimi në twitter tha se sanksionet po ashtu do të afektojnë politikat financiare të Rusisë të lidhura me Ukrainën, duke kufizuar qasjen në tregjet financiare të BE-së. /InLajmi/
https://twitter.com/JosepBorrellF/status/1496188938217824271?cxt=HHwWnoC9tbD6w8MpAAAA





















