Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, këtë të martë gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar heqjen e orës policore, raporton InLajmi.
Përveç kësaj kërkese, Berisha është ankuar edhe testin që i janë nënshtruar kandidatët për kadetë policorë, e që ai sipas tij për këtë test kërkohet nivel i lartë intelektual, duke theksuar se në Kosovë niveli i arsimit është më i ulët.
Ndryshe, Policia e Kosovës, ditë më parë ka bërë të ditur se testimi për kandidatët që kanë aplikuar për kadetë policorë, do të mbahet nga data 21-28 shkurt në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri./InLajmi/