Shefi i Grupit Parlamentarë të AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Besnik Tahiri së fundmi në një konferencë për media ndër të tjera ka folur edhe për vendimin e shtrenjtimit të rrymës, raporton InLajmi.
AAK, sipas tij sikur më parë edhe tash i bën thirrje Qeverisë së Kosovës të reflektojë lidhur me këtë vendim, pasi që sipas tij ky vendim, është i papërballueshëm për qytetarët.
“Qeveria Kurti siç e kemi thënë tash në një vjetorin e qeverisjes është qeveria më e dobët nga pas lufta. Në ditën e enjte do të diskutohet edhe për këtë vendimin e ZRRE-së. Shpresoj se edhe LVV do të ketë një reflektim lidhur me shtrenjtimin”,tha ai.
Tutje, Tahiri ka deklaruar se edhe Gjykata Kushtetuese është një prej opsioneve që po shqyrtohet për adresimin e shtrenjtimit të rrymës
“Se çfarë bën një parti opozitare, ne e kemi bërë. Kemi adresuar çështje që mendojmë se janë të rëndësishme. Ky çmim është i pakapshëm për qytetarët e Kosovës dhe ne do t’i shfrytëzojmë mekanizmat, e një prej tyre është edhe adresimi tek Gjykata Kushtetuese. Tashmë kanë ardhur faturat me rritje. I papërballueshëm vendimi për shtrenjtimin. Ne si opozitë do t’i përdorim të gjithë mekanizmat ”,theksoi Tahiri.
Ndryshe, Tahiri ka thënë se qeveria nuk është transparente sa i përket hartimit të Ligjit të Pagave./InLajmi/