Sllovenia ka hequr të hënën, 21 shkurt, shumicën e masave për luftim të pandemisë së koronavirusit.
Vizitorët nëpër restorante, hotele dhe ambiente tjera, nuk kanë më nevojë të dëshmojnë se kanë qenë të vaksinuar, janë shëruar nga koronavirusi apo kanë test negativ.
Udhëtarët që shkojnë atje nuk kanë nevojë të prezantojnë statusin e tyre për koronavirus dhe ora policore nuk do të zbatohet më.
Restorantet do të mund të jenë të hapura deri në orët e vona.
Ndërsa sa i përket vendosjes së maskës, ajo është ende e obligueshme në ambiente të mbyllura, raporton gjencia e lajmeve, STA duke cituar vendimet e Qeverisë gjatë fundjavës.
Numri i rasteve të infektimit në këtë shtet me 2 milionë banorë ka rënë në kohën e fundit, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Mesatarja e 7 ditëve të fundit flet për 4.248 raste të infektimit për 100.000 banorë.